Federata e Notit e fiton në CAS rastin e padisë nga notari Adel Sabovic
Lexohet për: 2 min.
Federata e Notit
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Notit të Kosovës ka bërë të ditur se ka dal triumfuese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ku kjo federatë ishte paditur nga notari Adel Sabovic.

Notari në fjalë kishte kërkuar që të jetë i përfshirë në listën e notarëve që do ta përfaqësonin Kosovën në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit.

Me këët rast, avokati i Federatës së Notit, Fis Murati ka thënë se rastin e fituan pasi paraqitën fakte që mohonin pretendtimet e notarit.

Ai shtoi se në procesin gjyqësor, pala paditëse provoi që ta mohonte ekzistencën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë.

Ndërsa kryetari i Federatës së Notit, Agron Zeqiri, tha se ky ishte një skenar për të cili kjo federatë nuk ishte fare në dijeni, por që u njoftuan nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Sipas nesh këtu, pretendimeve që i kemi në Federatën e Notit të Kosovës është një skenar i cili ka filluar në vitin 2022 nga persona që ne tani i kemi identifikuar. Fillimisht nuk kemi pasur njohuri për këtë skenar që ka ndodhur, të gjitha informatat, të gjitha provat, të gjitha dokumentat ne na i ka dorëzuar CAS-i në Lozanë, sepse për ne do të kishte mbetur sekret, por për një gjykim fer, Gjykata Ndërkombëtare i trajton të dy palët të barabarta në aspekt të informatave të nevojshme në gjykim”, ka thene Zeqiri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025