Besart Baruti është zgjedhur kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur më 4 korrik, kuvend ky që është thirrur pas dorëheqjes së 10 anëtarëve të bordit të deritanishëm të udhëhequr nga Avni Gashi, i cili thotë se vazhdon të jetë kryetar në fuqi i kësaj federate.
Sekretari i FKK-së, Nazmi Gashi thotë për KosovaPress se thirrja e kuvendit ishte e domosdoshme sepse pas dorëheqjes se bordit, as kryetari dhe as organet tjera nuk janë funksionale.
Sipas sekretarit të FKK-së, ndryshimet në këtë federatë kanë ardhur për shkak se anëtarët e bordit të Federatës kishin një varg pakënaqësish me udhëheqjen e Avni Gashit.
Por, Avni Gashi pretendon se të gjitha këto zhvillime po ndodhin për shkak të interesave personale e grupore, të cilat mund të sjellin edhe heqjen e licencës nga ana e Ministrisë së Sportit.
Gjithë këtë situatë me kujdes është duke e vëzhguar Komiteti Olimpik i Kosovës. Presidenti Ismet Krasniqi thotë për KosovaPress se janë duke e pritur raportin e të dërguarit të tyre në këtë kuvend dhe pastaj do të japin vlerësimin nëse gjithçka ka shkuar sipas dispozitave ligjore sportive./A.Bytyçi
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.