Në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës (VIDEO) u mbajt sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) dhe Federatës së Alpinizmit të Italisë (Club Alpino) (FAI).
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga kryetari i FBNSK-së, Arianit Nikçi dhe kryetari i FAI-it, Antonio Montani, ndërsa të pranishëm ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, një delegacion i gjerë nga FAI dhe përfaqësues nga Ambasada e Italisë në Kosovës, raporton KosovaPress.
Pas Krasniqit, fjalën e morri edhe presidenti i FAI-it, Antonio Montani, i cili ndër të tjera tha se përmes kësaj marrëveshje po synohet që të bëhet anëtarësimi i FBNSK-së në Federatën Evropiane të Alpinizmit.
Ndërkaq, i pari i FBNSK, Arianit Nikçi tha se kjo marrëveshje tregon besimin e kësaj federata në bashkëpunimin me federatën tonë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.