Fazliu fiton medaljen e artë në Masters në Hungari
Lexohet për: 1 min.
4-Fazliu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqi, edhe Laura Fazliu i ka sjellë Kosovës medalje nga World Judo Masters që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu është stolisur me medaljen e artë nga ky Masters, raporton KosovaPress.

Në rrugëtimin e saj deri te e arta, Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, në të dytin izraeliten Kerem Primo, ndërsa në çerekfinale shënoi fitore ndaj çekes, Renata Zachova.

Fazliu e vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtu japonezen Megumi Horikawa, ndërsa edhe në finale kishte kundërshtare japoneze.

Fazliu në finale e mposhti Miku Takaichi për tu stolisur me medaljen e artë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025