Kryeeksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha se ishte shumë herët për të parashikuar nëse përhapja e shpejtë e omicron do të ndihmonte në zhvendosjen e koronavirusit nga një fazë pandemike në një fazë endemike të kontrollueshme.
Për shkak se omicron transmetohet shumë lehtë, por ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rënda sesa disa variante të mëparshme, mund të shënojë kalimin nga një kapitull pandemik në një fazë endemike, tha Fauci.
Ndryshe, drejtori i menaxhimit të krizave të OBSH-së Michael Ryan deklaroi sot se fakti që pandemia e COVID-19 një ditë do të jetë endemike nuk do të thotë se virusi nuk do të jetë më i rrezikshëm.
"Ne nuk do të shpëtojmë nga virusi këtë vit. Ne mund të mos e zhdukim kurrë virusin. Viruset që shkaktojnë pandemi mund të bëhen lehtësisht pjesë e ekosistemit," tha Ryan.