Ministri i Bujqësisë Faton Peci në panelin për ekonomi të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur mbi punën e këtij dikasteri gjatë qeverisjes Kurti.
Ai ka thënë se në sistemin e bujqësisë ka ndryshime pozitive si rezultat i punës së madhe që kanë kryer në këtë sektor.
“Në Kosovë ka ndodhur e kundërta. Ne kemi rritur aktivitetin bujqësor, ku aktiviteti i përgjithshëm bujqësor është rritur 27 për qind, numri i fermerëve është rritur ndjeshëm në raport me periudhën paraprake dhe njëkohësisht është edhe periudha në të cilën jemi përballur me krizë energjetike. Dallimi mes kohës sonë së qeverisjes dhe qeverive paraprake është dallim sikur dita me natë. Në rast se në të kaluarën mali është subvencionuar me grurë, ne jemi qeverisja që për herë të parë kemi siguruar grurë me bollëk për të gjithë”, ka thënë ai.
Ministri Peci ka paralajmëruar vazhdimin e ndihmës për fermerët ku deri në fund të këtij viti fiskal Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahje në kategorinë e pagesave dhe granteve në vlerë prej 300 milionë eurosh.