Fatmir Limaj tregon çfarë pret në vazhdimin e seancës të hënën
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fatmir Limaj tregon çfarë pret në vazhdimin e seancës të hënën
Fatmir Limaj
19/04/2025 - 15:38
Linku u kopjua

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka shprehur besimin e tij se institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të konstituohen shumë shpejt.

Ai pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për kryetare të re të Kuvendit, pas dy tentimeve të LVV-së, ka thënë se “shumë shpejt pjesët që kanë mbetur pa përfunduar, do të përfundojnë” dhe se deputetët do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë.

“Kemi hyrë në fazën e konstituimit të Kuvendit, kështu që shumë shpejt edhe këto pjesë tjera që kanë mbetur pa përfunduar, do të përfundojnë ”, tha Limaj.

Në seancën e sotme, e treta me radhë, ka dështuar zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Albulena Haxhiu e propozuar nga LVV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk mori votat e mjaftueshme në dy tentime. Seanca e re do të mbahet ditën e hënë, nga ora 15:00.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026