Faqja zyrtare e ish liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei në X (Twitter) ka bërë një postim unik, të dielën, ditën kur Teherani konfirmoi vrasjen e tij, në operacionin “Roaring Lion” të Izraelit.
Në atë postim nuk është se ka një lajm që thotë se Ajatollahu nuk jeton më, por është vendosur një varg nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani.
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Ndër besimtarët ka burra që e kanë përmbushur besëlidhjen që i kanë dhënë Allahut; disa prej tyre e kanë përmbushur zotimin e tyre, e disa të tjerë janë ende në pritje, dhe ata nuk kanë ndryshuar aspak (Kurani i Shenjtë, 33:23).
Kjo sure, sipas komentimeve që i bëhet Kuranit, quhet kështu sepse i referohet ngjarjes së njohur si Beteja e Hendekut (Ahzab), ku disa fise dhe grupe u bashkuan në një koalicion kundër myslimanëve në Medinë. Në kohën e profetit Muhamed.
Vdekja e Khameneit erdhi si pasojë e sulmeve që më 28 shkurt kryen ndaj Iranit, njëkohësisht dhe në mënyrë të koordinuar Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës