Familjet skamnore, Prizreni i mbështet me nga 3 metra dru për dimër
Lexohet për: 2 min.
tema-per-drute-161223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ka ofruar ndihmë nga 3 metra dru për familjet me asistencë sociale për sezonin e dimrit. Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj thotë për KosovaPress, se edhe këtë vit komuna me mundësitë që ka, po ndihmon 1100 familje skamnore duke iu shpërndarë dru për të tejkaluar të ftohtin.

Të kënaqur me këtë iniciativë janë shprehur edhe qytetarët. Sipas tyre, kjo po iu ndihmon shumë për të tejkaluar sezonin e dimrit.

Qytetari Shaip Okalla, i cili ka përfituar nga kjo mundësi, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.

Prapa kamerave të KosovaPress, edhe qytetarë të tjerë u shprehen të kënaqur dhe falënderues ndaj komunës për këtë ndihmë.

Ndërsa, drejtori i kompanisë që ka fituar tenderin, Fazli Beqiraj, ka treguar më shumë për iniciativën. Madje, siç thotë ai, për herë të parë komuna ka mundësuar edhe sharritjen dhe transportin falas deri në shtëpi për përfituesit e kësaj ndihme.

Në anën tjetër, kryetari Totaj thotë për KosovaPress, se përveç kësaj ndihme, komuna do të jetë e gatshme çdoherë me mundësitë që ka, t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se rreth 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë në asistencë sociale, do të përfitojnë nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, me nga 120 euro në tërësi dhe me nga 30 euro shtesë për çdo anëtarë të familjes.

Kjo masë është mbështetur nga pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian, ku Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, ka pranuar mbështetje financiare në vlerë prej 75 milionë euro, e që 5 milionë prej tyre janë alokuar për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025