Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu gjatë mbajtjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve, të pranishëm ishin edhe familjarët dhe miqtë e heronjve të cilët u shprehën krenarë për veprat e dëshmorëve
Motra e heroit, Afrim Zhitia, Sadete Zhitia tha se ndjehet e lumtur kur sheh se si po vlerësohen nga të rinjtë në vend veprat e vëllait të saj dhe të gjithë heronjve të Kosovës.
Ndërsa i pyetur për bastisjen e fundit në familjet e bashkëluftëtareve të tij dhe familjes Fazliu, tha se nuk është ndjenjë e mirë dhe as e drejtë nga ana e Gjykatës Speciale. Ai tha se veprimet e gjykatës janë jo të drejta dhe se po vepron siç ajo po dëshiron.
Edhe bashkëluftëtari i heronjve, Zhitia dhe Fazliu, Arben Krasniqi tha se ndjehet krenarë që ka bashkëpunuar me të dy dëshmorët. Ai u shpreh i mërzitur për mungesën e tyre sot, por sipas tij të njëjtit po vlerësohen mjaftueshëm për veprat e tyre.
/A. Drenica