Fakulteti Juridik mbështet nismën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit
Lexohet për: 2 min.
kosovogenocide
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës mbështet nismën publike me qëllim të miratimit të lulëkuqes si simbol zyrtar për të kujtuar gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Përkujtimi i gjenocidit dhe mizorive të vuajtura nga popullsia civile në Kosovë është e rëndësishme për viktimat dhe të mbijetuarit e këtyre krimeve. Kjo na  përket gjithsecilit!

“Siç u shpreh dikur i mbijetuari i Holokaustit, e më vonë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe nobelisti Elie Wiesel, “të harrosh një Holokaust është të vrasësh dy herë”, edhe në rastin tonë,  përkujtimi u jep fytyra dhe emra shqiptarëve që humbën jetën nga krimet mizore të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Simboli i lulëkuqes i jep një prani simbolike viktimave të panumërta të mizorisë së gjenocidit. Duke vlerësuar se e ardhmja e popullit tonë, determinohet edhe nga ndërtimi i memories kolektive për të kaluarën e krimeve të kryera, e gjenocidit në Kosovë, profesorët dhe i gjithë stafi i Fakultetit Juridik e mbështesin nismën dhe ftojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të miratojnë lulëkuqen si simbol zyrtar e shenjë identifikuese për kujtimin e gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024