Logoja, pra simboli i propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” është ideuar, konceptuar dhe e mirërealizuar, në të gjitha aspektet e saj përmbajtësore, formale, artistike dhe estetike, prandaj, në gjykimin dhe bindjen tonë të thellë, si i tillë, ky simbol i plotëson të gjitha kushtet profesionale, të domosdoshme, për të qenë një simbol unik, zyrtar dhe identifikues për kujtimin e gjenocidit, që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Kështu thuhet mes tjerash në deklaratën mbështetëse të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, profesorët e të cilit e mbështesin unanimisht logon dhe nisiativën.
Profesorët e poshtëshënuar, të këtij fakulteti, e mbështesin, pa rezervë, idenë e propozuar që dizajnimi, përkatësisht logoja e Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, të miratohet në instancat kompetente dhe të shndërrohet në simbolin zyrtar, përkatësisht në shenjën identifikuese për kujtimin e gjenocidit në Kosovë;
Logoja, pra simboli i propozuar nga kjo Qendër, është ideuar, konceptuar dhe e mirërealizuar, në të gjitha aspektet e saj përmbajtësore, formale, artistike dhe estetike, prandaj, në gjykimin dhe bindjen tonë të thellë, si i tillë, ky simbol i plotëson të gjitha kushtet profesionale, të domosdoshme, për të qenë një simbol unik, zyrtar dhe identifikues për kujtimin e gjenocidit, që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Mbi të gjitha, ne mendojmë se Kosova dhe shqiptarët, në përgjithësi, kanë nevojë për një simbol të veçantë, që shpreh më së miri dhimbjen e pafund për tragjeditë, për dhunën, mizoritë e përjetuara, por edhe ndjenjën e përkujtimit, respektit dhe nderimit, për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, prandaj vlerësojmë se ky propozim, më së miri, i plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë simboli zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë dhe e më e duhur është që të kujtojmë për të mos harruar, prandaj, ky simbol na duhet që të përkujtojmë vazhdimisht, e të mos harrojmë asnjëherë.
Prof. dr. Hazir Haziri, aktor, dekan i fakultetit
Prof. Mehmet Behluli, piktor, prodekan
Prof. Asc. Drinor Zymberi, kompozitor, prodekan
Prof. Adem Rusinovci, skulptor
Prof. Ismet Jonuzi, skulptor
Prof. Eshref Qahili, piktor
Prof. Mirsad Lushtaku, grafist,
Prof. Visar Mulliqi, piktor,
Prof. Blerim Grubi, violinist
Prof. Misbah Kaqamaku, pianist
Prof. Trimor Dhomi, kompozitor
Prof. Ismet Sijarina, regjisor filmi,
Prof. Valbona Rexhepi, piktore
Prof. Drita Begolli, regjisore, aktore
Prof. Asc. Fatmir Hoxha – skulptor
Prof. Asc. Sabri Shaqiri, skulptor
Prof. Asc. Shkumbin Bajraktari klarinetist
Prof. Asc. Ekrem Xani, regjisor filmi
Prof. Ass. Rreze Kryezi Breznica etnomuzikologe
Prof. Ass. Mjellma Goranaci, dizajner
Prof. Ass. Zeni Ballazhi, dizajner
Prof. Ass. dr. Rrezeart Galica, dizajner
Prof. Ass. Yllka Fetahaj, dizajnere
Prof. Ass. Latif Hasolli, kameraman/montazher,
Ass. Ariana Nila dizajnere
Ass. Jeta Bajrami skenografe
Bekim Sele, ligjerues, Regjisor