Dikur në AAK, Fahrije Hoti tani i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dikur në AAK, Fahrije Hoti tani i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit
Hoti-Osmani
04/05/2026 - 10:19
Linku u kopjua

E mbijetuara e luftës së fundit në Kosovë, themeluesja e ndërmarrjes "Krusha" Fahrije Hoti ka nisur një rrugëtim të ri në politikë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton KosovaPress.

“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo në vitin 2008 u zgjodh asambleiste në Kuvendin Komunal të Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për një mandat katër vjeçar.

Postimi i plotë i Osmanit:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën - e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.

Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije! ♥️


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026