“Fadil Vokrri” hap dyert për derbin e madh kosovar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Fadil Vokrri
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot do të zhvillohet përballja e dy skuadrave të mëdha kosovare, Prishtinës dhe Dritës. Kjo ndeshje është e mbetur nga xhiro e dytë e këtij kampionati, atëherë kur skuadra gjilanase ishte e angazhuar në garat evropiane.

Me një fitore eventuale, Drita do ta rrëmbente kreun e tabelës në Superligën e Kosovës, duke parakaluar kështu Malishevën dhe Ballkanin pasi do të shkonte në kuotën e 24 pikëve, derisa dy skuadrat e lartpërmendura kanë nga 22 sosh, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Prishtina është momentalisht në vendin e katërt me 19 pikë dhe synimi i kësaj skuadre janë tri pikë të plota për ta ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024