Fabregas mbetet “i shokuar” nga ajo që ndodhi në ndeshjen Chelsea-Tottenham
Lexohet për: 1 min.
Fabregas
2 vite më parë
Linku u kopjua

Cesc Fabregas ka bërë një reagim të ashpër në Twitter pas derbit ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit i cili përfundoi me barazim 2-2.

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Arsenalit ka thënë se skuadra e Thomas Tuchel u dëmtuar rëndë nga gjuqtari pasi, sipas tij,  ka pasur dy parregullsi nga Tottenhami në ndërtimin e aksionit e golit nga Hojbjerg.

Mesfushori ka thënë se Rodrigo Bentancur i Tottenhamit bëri një faull ndaj Kai Havertz të Chelseat. Ai gjithashtu ka thënë se sulmuesi brazilian Richarlison ishte në pozicion jashtë loje kur Højbjerg goditi nga jashtë zonës dhe realizoi për 1-1, përcjellë KosovaPress.

“Ndërhyrje e palejuar në Kai dhe pozitë jashtë lojë për Richarlison. Jam i shokuar.”, ka shkruar Fabregas në Twitter.

Ndryshe, Chelsea ishte dy herë në epërsi me golat e Koulibalut dhe James, por Tottenhami barazoi në të dy raste përmes Hojbjerh dhe Harry Kane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025