Në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, Federata e Xhudos e Kosovës do ta organizojë për herë të parë Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos “European Judo Championships Open Prishtina 2023”.
Finalet e këtij Evropianit do të organizohen në Prishtinë më datën 16 dhjetor, raporton KosovaPress.
“Kampionati Evropian paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë në Kosovë do të organizohet një turne ndërkombëtar i xhudos të klasës së përgjithshme. Xhudo ka qenë prej kohësh një sport kombëtar. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në vendin tonë ku yjet tanë mund të shfaqen para publikut vendas. Është koha ta ndryshojmë këtë”, tha Agron Kuka.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.