Evropiani i basketbollit U20, Kosova luan sot me Gjeorgjinë
Lexohet për: 1 min.
2-Evropiani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 do të fillojë sot rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të basketbollit U20 që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Dardanët” e rinj janë pjesë e Divizionit B, ku do të përballen me kombëtaret si ajo e Gjeorgjisë, Suedisë, Azerbajxhanit dhe Ukrainës, raporton KosovaPress.

Kosova U20 për tu përgatitur sa më mirë për këtë Evropian kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ndeshja e sotme kundër Gjeorgjisë do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet në faqen e FIBA-s në “Youtube”.

13:30 Kosova U20 – Gjeorgjia U20

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025