Eurobasket 2025, përfundon pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës
Lexohet për: 1 min.
13-P1 Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas dy çerekëve lojë të zhvilluara në parketin “Site Sportif Saint-Leonard” të Fribourgut, Zvicra gjendet në epërsi prej katër pikëve ndaj Kosovës, raporton KosovaPress.

Zvicra hyn në pushim duke avancuar me shifrat 39:35 ndaj “Dardanëve”.

Çereku i parë i ndeshjes u mbyll me shifrat 21:20, kurse i dyti 18:50, që të dy në favor të “Helvetikëve”.

Deri tani, basketbollisti më i dalluar ishte ai i Kosovës, Dominic Artis, i cili regjistroi 13 pikë, katër kërcime e dy asistime, kurse te Zvicra më i miri ishte Brunelle Tutonda me 10 pikë e tre kërcime.

Rezultati i pjesës së parë, 39:35 në favor të Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025