“Euro 2025” për vajza/ Shqipëria mëson kundërshtaret
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë për vajza ka mësuar kundërshtaret që do të ketë përballë në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin C5, ku do të përballet me Estoninë dhe Luksemburgun.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet e kësaj faze do të nisin në muajin prill dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në korrik.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet e para në grupin C, ose si një nga tre vendet e dyta më të mira. Në rast kualifikimi në fazën Play-off, Shqipëria do të përballet me një nga katër skuadrat e vendin të tretë dhe të katërt të çdo grupi në Ligën A.

Ndërsa në vazon e dytë të raundit të parë të Play-off-it do të përballen, katër vendet e para, të dyta dhe të treta të Ligës B me sistem vajtje-ardhje dhe në raundin e dytë do të kualifikohen gjashtë ekipet më të mira. Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Europianit.

Gjithashtu sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, pesë ekipet e Ligës C që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën B.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024