Euro 2024: Zvicra e Xhakës e Shaqirit në çerekfinale, eliminohet kampioni
Lexohet për: 1 min.
18-Zvicra
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar biletën e parë drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, duke e eliminuar kampionin aktual të kësaj gare, Italinë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Olympiastadion” të Berlinit, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për “Helvetikët” i shënuan Remo Freuler (minuta e 37’) dhe Ruben Vargas (minuta e 46’).

Tërë ndeshjen për Zvicrën luajti Granit Xhaka, kurse rezervistë të papërdorur ishin futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Rezultati final, 2:0 në favor të Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024