Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Red Bull Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe Republikës së Çekisë, e vlefshme kjo për Grupin F të Kampionatit Evropian.
Skuadra e Roberto Martínez po bën paraqitjen e tyre të nëntë në Evropian dhe do të shpresojë të vazhdojë trendin që i pa ata të kualifikohen përtej fazave të grupeve në të tetë edicionet e mëparshme, raporton KosovaPress.
Përballja e fundit mes Portugalisë dhe Çekisë daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe Portugalia e mposhti Çekinë me rezultat bindës 4:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.
Çekia (3-5-2): Stanek; Holes, Hranac, Krejci; Coufal, Sulc, Soucek, Provod, Doudera; Kuchta, Schick