Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Veltins Arena” në Gelsenkirchen do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante të Euro 2024 mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë.
Portugalia veçse ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024, ndërsa për Gjeorgjinë gjasat janë shumë të pakta, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Portugalia zë vendin e parë në Grupin F me gjashtë pikë, krahas Gjeorgjisë që renditet e fundit me një pikë.
Të dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë mes vete në muajin maj të vitit 2008, ku asokohe Portugalia mposhti 2:0 Gjeorgjinë.
Gjeorgjia (3-4-2-1): Mamardashvili; Kverkveliya, Kashia, Dvali; Kakabadze, Mekvabishvili, Kochorashvili, Tsitaishvili; Davitashvili, Kvaratskhelia; Mikautadze
Portugalia (4-2-3-1): Costa; Semedo, A Silva, Dias, Cancelo; Neves, Palhinha; B Silva, Fernandes, Felix; Ronaldo