Anglia përballet me Spanjën në Berlin të dielën në finalen e Euro 2024, por “Tre Luanët” e bëjnë këtë pa e ditur se kush do të jetë trajneri i tyre nga viti i ardhshëm.
Gareth Southgate ka udhëhequr “Tre Luanët” në finalen e tyre të dytë radhazi të Kampionatit Evropian, duke u bërë trajneri i parë i Anglisë që arrin në finale të mëdha, raporton KosovaPress.Southgate do të ketë mundësi të qëndrojë me Anglinë në Kupën e Botës në vitin 2026
“HITC” e kupton se opsioni i parë i Federatës Angleze të Futbollit është që Southgate të qëndrojë në krye deri në Kupën e ardhshme Botërore në vitin 2026.
FA ka opsione nëse Southgate vendos të largohet
“HITC” ka zbuluar se FA kishte punuar për opsionet dhe kuptohet se Eddie Howe i Newcastle, ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter dhe trajneri aktual i U21, Lee Carsley shihen si opsionet kryesore.
Anglia fillon fushatën e saj në Ligën e Kombeve në shtator, por programi i tyre kualifikues i Kupës së Botës nuk fillon deri në mars 2025.