Euro 2024: Demiral luan heroin te Turqia, eliminojnë Austrinë
Lexohet për: 1 min.
47-Euro 2024, Turqia
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe raundi i 16-të i Kampionatit Evropian Euro 2024, ku biletën e fundit drejt çerekfinales e ka siguruar Kombëtarja e Turqisë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, Turqia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Kombëtaren e Austrisë, raporton KosovaPress.

Heroi i turqve ishte mbrojtësi Merih Demiral, i cili shënoi që të dy golat (minuta e 1’ dhe minuta e 59’), ndërsa golin e nderit te Austria e shënoi Michael Gregoritch në minutën e 66’.

Me këtë fitore Turqia vazhdon tani në çerekfinale, ku atje do të përballet me Kombëtaren e Holandës.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Turqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024