Esmail Qaani, komandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raportohet se është marrë në paraburgim nga vetë autoritetet iraniane, mes dyshimeve se mund të ketë lidhje me shërbimin sekret izraelit, Mossadin, përcjell KosovaPress.
Sipas burimeve jozyrtare dhe raportimeve që qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, Qaani i ka mbijetuar disa përpjekjeve për vrasje gjatë muajve të fundit. Madje, sipas të njëjtave burime, ai është parë së fundmi në praninë e Liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, vetëm një ditë më parë. Megjithatë, pretendohet se më pas ai është larguar sërish nga skena publike.
Esmail Qaani mori drejtimin e Forcave Quds në janar të vitit 2020, pas vrasjes së paraardhësit të tij, Qasem Soleimani, në një sulm amerikan në Bagdad. Forcat Quds janë krahu i operacioneve të jashtme të IRGC-së dhe luajnë një rol kyç në operacionet ushtarake dhe strategjike të Iranit jashtë vendit.
https://www.threads.com/@ash.vikrant74/post/DVWbPVHkl17?xmt=AQF0AmsGONjOvZVlMGpLzHER3M3dWJAAdrufOOsvXjcUPA