Një grua ukrainase e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë po mbahet në një kamp burgu famëkeq në pjesën e okupuar nga Rusia të Ukrainës lindore, thonë miqtë dhe familja e saj.
Mariana Mamonova, një mjeke ushtarake, u kap rob në fillim të prillit ndërsa shërbente në Mariupol.
Familja e Marianës i ka bërë thirrje qeverisë ukrainase që ajo të lirohet si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve përpara se fëmija i saj të lindë në fund të shtatorit.
Informacionet për gjendjen aktuale të Marianës janë të pakta dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të apo me foshnjën nëse ajo lind në burg.
Kampi i burgut Olenivka ka qenë nën kontrollin e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në Donetsk që nga viti 2014. Kushtet atje thuhet se janë jashtëzakonisht të këqija.
Një e burgosur tjetër, Anna Vorosheva, tha se Mariana ishte në një dhomë me më shumë se 20 të burgosur të tjerë kur mbërriti për herë të parë dhe duhej të flinte në dysheme.