“Është kafshë”, Ibrahimovic magjepset nga Messi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Është kafshë”, Ibrahimovic magjepset nga Messi
Ibrahimovic
08/07/2026 - 12:16
Linku u kopjua

Lionel Messi vazhdon të mahnisë botën e futbollit, ndërsa paraqitja e tij në rikthimin spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit në Kupën e Botës 2026 ka marrë vlerësime edhe nga Zlatan Ibrahimovic.

Kampionët në fuqi të botës ishin pranë eliminimit pasi u gjendën në disavantazh 0-2 në duelin e 1/8 së finales, por Messi udhëhoqi përmbysjen e madhe. Ylli argjentinas shënoi golin e barazimit për 2-2, ndërsa Enzo Fernandez realizoi në minutat shtesë për t’i siguruar Argjentinës fitoren dramatike 3-2 dhe kualifikimin në çerekfinale.

Ibrahimovic, duke folur për “Fox Sports”, u shpreh i impresionuar me paraqitjen e kapitenit argjentinas.

“Messi u bë një kafshë dhe askush nuk mund ta kapte. Ai vazhdoi, vazhdoi dhe ky është ai që unë kam parë, ai me të cilin jemi mësuar dhe që ende po e shohim”, tha Zlatan.

Sulmuesi suedez theksoi se pavarësisht se Messi ka fituar gjithçka në karrierë, dëshira e tij për sukses mbetet e njëjtë.

“Ende mund të shohësh emocionalisht se sa shumë do të thotë kjo për të. Kujtoni që ai tashmë e ka fituar këtë Kupë të Botës. Ai ka fituar shumë trofe, Topin e Artë, gjithçka. Mund të ulem këtu dhe t’ju tregoj CV-në e tij dhe ajo duket perfekte. Por ai ende e dëshiron dhe kjo është mbresëlënëse”, shtoi Ibrahimovic.

Pas këtij triumfi, Messi kryeson listën e golashënuesve të Botërorit 2026 me tetë gola, një më shumë se ndjekësit më të afërt, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Argjentina në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026