“Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, folklori autokton i Deçanit një oazë e rëndësishme
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
“Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, folklori autokton i Deçanit një oazë e rëndësishme
Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit kombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” mbahet tryeza shkencore: “Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklorit në ditët e sotme përmes festivaleve folklorike” në Qendrën Rinore në Deçan.
Në këtë tryezë shkencore mori pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se e presin me gëzim organizimin e këtij festivali.
“Duke u nisur prej vetes se si ke qejf të jetë një festival, i ke dy anë të medaljes. Nganjëherë thua pse këta njerëz s’e presin me më entuziazëm, dhe gjithçka të vjen në kokë. Apo ka diçka më tutje, cili është ndikimi në brezat më të rinj, cili është dimensioni, dhe thua të mblidhemi të gjithë të shohim se si të ia bëjmë, të shpenzojmë më shumë buxhet apo të ia shtojmë ndonjë aksesor që ta bëjmë më atraktiv. Kur ti i destinohesh diçkaje, ty të krijohet një boshllëk dhe frustrim. Në kuadër të sektorit të turizmit, ti s’mund të pretendosh se mund të kesh turistë pa pasur diçka artizanale.. ne e presim me gëzim organizim e këtij festivali. Është e rëndësishme të kuptosh se kur një brez çohet në këmbë dhe nganjëherë sheh njerëz që abuzojnë me këtë. Unë jam ithtar i një të drejte natyrore, dhe e vlerësoj më së shumti trashëgiminë që ka rrjedhur nga Kanuni, pa dashur ta përdorim sot. Disa oda të burrave ku edhe kanë kënduar, ka qenë një lloj institucioni. Edhe rapsodët tanë që i kanë kënduar edhe herozimave, dashurisë e jetës kanë buruar nga këto oda. Duke e falënderuar këtë kohë, ne jemi shqiptarë të pa asimiluar e jemi intelektualë që ka pruar edhe UÇK-në, që është hynjore. Jam ithtar i asaj që taksat që i paguajmë për shtetin të hyjnë në funksion të adeteve që i kemi ne”, theksoi Ramosaj.
Studiuesi Faton Mehmetaj, tha se titulli i kësaj tryeze flet shumë, ku sipas tij, ruhet e kultivohet epika legjendare, këngët me lahutë e lojërat që luhen në skenë.
Mehmetaj u shpreh se këto vlera të kësaj treve janë pasuri që janë ruajtue brez pas brezi, prandaj sipas tij, duhet ruajtur si sytë.
“Vet titulli i kësaj tryeze flet shumë. Aty ruhet dhe kultivohet epika legjendare, këngë me lahutë, pastaj lojëra që luhen në skenë.. këto vlera kaq të mëdha të kësaj treve, janë pasuri të brezave prandaj duhet ruajtur si sytë e ballit. Te festivali është ruajtur tradita e veshjeve popullore që është aset i jashtëzakonshëm. Folklori autokton i trevës së Deçanit paraqet një prej oazave më të rëndësishme. E them me plot përgjegjësi se ky festival i ka arritur vlerat e një institucioni. Ky festival ka 20 vite jetë me 10 edicione.. tashmë siç është thënë edhe prej të tjerëve, Deçani është i njohur për tradita kombëtare por edhe për tradita etnokulturore”, tha Mehmeti.
Ndërsa, profesori i Fakulteteve të Arteve muzikore në Universitetin e Prishtinës, Haki Mulliqi, tha se ndër komponentët më të rëndësishme të folklorit shqiptar është vallja tradicionale.
Sipas Mulliqit, vallja është një gjuhë artistike që bartë vlera historike duke ruajtur dhe përcjellë identitetin kombëtar.
“Ndër komponentët më të rëndësishme të folklorit shqiptar është vallja tradicionale.. vallja është një gjuhë artistike që bartë vlera historike duke ruajtur dhe përcjellë identitetin kombëtar. vallet shqiptare janë krijuar nga vetë populli dhe janë përcjellë brez pas brezi dhe janë rezultat i një procesi të gjatë dhe janë pasuruar vazhdimisht.. festivalet folklorike janë ndër instrumentet më të rëndësishëm”, tha ai.
Festivali gjithëkombëtar i folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” për herë të parë është organizuar në vitin 2004.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.