Escobar: Këtë vit pres që të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë
Lexohet për: 4 min.
96121643790464
1 vit më parë
Linku u kopjua

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se është e mundur që brenda këtij vitit të  arrihet marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, për takimin e 18 marsit në Ohër ai pret që të dyja palët të jetë konstruktive dhe fleksibile.

Emisari amerikan, Escobar këto komente i bëri gjatë një konference për media gjatë qëndrimit të tij në Beograd, vizitë kjo e cila po ndodh dy ditë para raundit të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i cili do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.  

Sipas tij kjo marrëveshje nuk është diçka nga e cila duhet pas frikë.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar u shpreh se propozimi evropian paraqet mundësitë më të mira për  rajonin për të ecur përpara.

Ai u shpreh se në takimin e 18 marsit duan që pala kosovare dhe ajo serbe të jenë konstruktive dhe fleksibile për shqyrtimin e mundësive që paraqet marrëveshja e dakorduar në Bruksel.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor u shpreh po ashtu se propozimi evropian është një marrëveshje për normalizim e jo për njohje.

Megjithatë, ai shprehur qëndrimin e SHBA-ve se Kosova është një vend i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet.

Sa i takon çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Escobar u shpreh se formimi i Asociacionit është më afër sesa ishte disa javë më parë.

Sipas tij tani Asociacioni do të ndodh pavarësisht se a do të ketë marrëveshje të re apo jo , por thekson se çështja është se sa shpejt do të ndodh.

Kurse, për 15 propozimet e ofruara nga  përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, emisari amerikan thotë se do të donim që një nga ato modele të ishte shabllon për përdorimin lidhur me asociacionin.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga Beografi ka thënë se nuk pret në Ohër që të ketë ndonjë nënshkrim, por pret bisedime e përparim në dialog.

Ai thotë se dakordimi për propozimin evropian është i nevojshëm sidomos për serbët në Kosovë.

Ndërsa, ka refuzuar të ndalet në aspektet negative në rast se nuk ndodh arritja për marrëveshjen e dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

I dërguar Special i  SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh nga propozimi evropian  përmirëson dhe  investimet ekonomike për të dyja vendet dhe rajonin.

Nga konferenca në Beograd, Escobar u shpreh se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit në katër komunat në veri të Kosovës dëshirojnë të shohin pjesëmarrje të plotë të serbëve.

I dërguar Special i  SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Beograd është takuar me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kjo vizitë e Escobar në Beograd po ndodh 2 ditë para takimit të 18 marsit në Ohër ku pritet të takohen pala kosovar dhe ajo serbe.

Në këtë takim pritet të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit evropian.

Për këtë propozim  evropian kundërshtime kanë shprehur dy partitë më të mëdha opozitare në vend PDK dhe LDK.

Ndërsa, ditë më parë Kosovën dhe Serbinë e ka vizituar edhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025