Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për t'i dhënë zyrtarisht termocentralit bërthamor Akkuyu statusin e objektit bërthamor, tha të mërkurën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai ka thënë se vizita e Putin-it në Turqi mund të ndodhë më 27 prill.
Erdogan tha se uzina Akkuyu ishte një nga "investimet e domosdoshme" të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmonte vendin "të ruajë seriozisht energjinë".
Akkuyu, aktualisht në ndërtim e sipër në provincën jugore të Mersinit të Turqisë, do të jetë termocentrali i parë bërthamor i vendit.
Centrali, që pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 4,800 megavat dhe katër reaktorë, do të fillojë të prodhojë energji më vonë këtë vit.
Në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia nuk do të jetë pjesë e konfliktit.
Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka kërkuar vazhdimisht Kievit dhe Moskës që t'i japin fund luftës përmes negociatave.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se centrali bërthamor “Akkuyu” është një nga investimet e domosdoshme të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmojë vendin të ruajë energjinë.
Reaktori i parë i “Akkuyus” do të jetë funksional në vitin 2023, ndërsa i gjithë centrali do të funksionojë deri në vitin 2025.
Projekti nisi me një marrëveshje ndërqeveritare të vitit 2010 midis Turqisë dhe Rusisë.