Erdogan: Lufta në Iran po e ‘dobëson’ Evropën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Erdogan: Lufta në Iran po e ‘dobëson’ Evropën
Taip Erdogan
Foto Arkiv
23/04/2026 - 07:49
Linku u kopjua

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta në Iran po fillon ta “dobësojë Evropën”.

Sipas BBC, këto komente Erdogan i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, transmeton KosovaPress.

Një postim në rrjetet sociale nga zyra e Erdoganit kanë njoftuar se dy liderët kanë biseduar të mërkurën në telefon, duke diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe luftërat në vazhdim në Iran dhe Ukrainë.

“Presidenti Erdogan theksoi se lufta në rajonin tonë ka filluar të dobësojë edhe Evropën dhe se nëse kjo tendencë nuk trajtohet me një qasje të orientuar drejt paqes, dëmet e shkaktuara nga periudha e konfliktit do të jenë shumë më të mëdha”, thuhet në postim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026