“Era korrupsion”, Krasniqi: VV po shpenzon më shumë para për më pak nxënës
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po shpenzon më shumë para në arsim për më pak nxënës. Ai ka thënë se derisa PDK ishte në vitin e fundit në udhëheqje të Ministrisë së Arsimit në vitin shkollor 2017/18 shpenzoi më pak para për libra për një numër më të vogël nxënësish, Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar shpenzoi më shumë për më pak nxënës.

“Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasave 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve. Ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë. Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Ai tha se për këtë arsye partia e tij nxori nismën që rezultoi me themelimin e komisionit hetimor parlamentar “për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024