Era Istrefi: FIFA më kërkoi ta heq foton me shqiponjën, qava shumë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të gjithë e mbajnë mend Era Istrefin ku u bë zëri i saj u bë himnit të Kampionatit Botëror “Fifa World Cup 2018”. Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi, e cila ishte një ndër pikët kulminante të karrierës së saj.

Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe një foto duke bërë shqiponjën,  foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.

Era tregoi sot në “Më lër të flas” se ia kërkuan organizatorët e FIFA-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.

“Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, çka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë te unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, tha Era./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024