Era e lëkurës tregon praninë e sëmundjes Parkinson?
Lexohet për: 3 min.
wfv
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Mançesterit arritën të zhvillojnë një test për sëmundjen e Parkinsonit, në të cilin ata u ndihmuan nga një grua nga Skocia me një shqisë të shtuar të nuhatjes, e cila mund të ndjejë ndryshimin në erën e njerëzve që vuajnë nga Parkinson, transmeton Independent.

Gazeta britanike thekson se pas viteve të kaluara për zhvillimin e testit, shkencëtarët mësuan se Joy Milne nga Perth, Skoci, mund të zbulojë se një person ka sëmundjen e Parkinsonit bazuar në nuhatjen.

Milne (72) vuri re se era e burrit të saj ndryshoi papritur kur ai ishte 33-vjeç, gjë që më vonë përkoi me periudhën e fillimit të mundshëm të sëmundjes, ndërsa vetë sëmundja e Parkinsonit u diagnostikua zyrtarisht 12 vjet më vonë.

Milne shpjegoi se më pas ndjeu se burri i saj kishte një erë të pazakontë. Burri i saj vdiq në vitin 2015, në moshën 66-vjeçare.

Kur shkencëtarët dëgjuan për këtë zbulim të pazakontë, duke marrë parasysh se Milne e kishte ndjerë Parkinsonin te persona të tjerë që më vonë u konfirmua se kishin këtë sëmundje, ata shprehën interes për të kryer një eksperiment për të treguar nëse sëmundja vërtet mund të diagnostikohej në këtë mënyrë.

Pas disa vitesh eksperimentesh që konfirmuan në mënyrë të përsëritur këtë pretendim, shkencëtarët nga Universiteti i Mançesterit kanë bërë një progres të madh në kërkime, duke zhvilluar një test që identifikon njerëzit me Parkinson, me ndihmën e një shtupe pambuku që përdoret në pjesën e pasme të kokës.

Mostra që shkencëtarët përdorin për të bërë një diagnozë identifikon molekula specifike që tregojnë nëse sëmundja është e pranishme, shumë kohë përpara se simptomat e saj të manifestohen plotësisht.

Duke qenë se aktualisht nuk ka asnjë test zyrtar për sëmundjen e Parkinsonit, nëse tamponi do të rezultonte i suksesshëm jashtë kushteve laboratorike, futja e tij mund të arrinte diagnozën e shpejtë.

Independent shton se Milne, e cila ka një gjendje të rrallë të shqisës së rritur të nuhatjes, tani po punon me shkencëtarët në mbarë botën për të zbuluar nëse ajo është në gjendje të nuhasë sëmundje të tjera, si kanceri apo tuberkulozi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024