“Epopeja e UÇK-së” shënohet edhe me ndeshje futbolli mes FSK-së dhe FASH-it
Lexohet për: 2 min.
fsk-fshn-2-070323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kampin Nacional në Hajvali, është zhvilluar ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ky aktivitet u vlerësua si tejet i rëndësishëm nga organizatorët pasi përcjellë mesazh se kjo ngjarje është me rëndësi për të gjithë kombin shqiptar.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj tha se ky organizim po bëhet për të kujtuar gjithë sakrificën e Jasharajve, por edhe për të treguar rëndësinë e saj të veçantë për të gjithë kombin shqiptar.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi dhe për KosovaPress se Shqipërinë dhe Kosovën nuk i ndanë asgjë, kurse me këtë ndeshje ndërmjet forcave të armatosura të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë po bëhet për të përkujtuar luftën e UÇK-së

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama duke e vlerësuar lartë organizimin e kësaj ndeshje me simbolikë të veçantë, tha për KosovaPress se sakrifica që ka barë populli ynë për liri nuk duhet të harrohet kurrë.

Ndërsa Gernat Qiriqi, major në Ushtrinë Shqiptare theksoi se me këtë aktivitete, të dy shtete po e kujtojnë së bashku epopenë e komandantit Adem Jashari.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-1 për Kosovës, derisa pati të pranishëm tifozë dhe figura të ndryshme nga jeta publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025