Epopeja e UÇK-së, ftesa e sotme e ministrisë s’e bind OVL-UÇK-në
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Epopeja e UÇK-së, ftesa e sotme e ministrisë s’e bind OVL-UÇK-në
epopeja
23/02/2026 - 18:33
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas intervistës së KosovaPress me nënkryetarin e OVL-UÇK, Gazmend Syla për mosftesën në Këshillin Shtetëror për organizimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së.

Si rrjedhojë e kësaj OVL-UÇK ka organizuar këshillin e tij për tri datat e rëndësishme 5,6 dhe 7 mars.

Pas intervistës me Sylën, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre që nga momenti i miratimit të këtij këshilli, kanë qenë të përfshirë organizatat e dala nga lufta.

Sipas ministrisë, ata ia kanë dërguar organizatave të dala nga lufta edhe një ftesë për takimin e këtij këshilli, i cili do mbahet nesër në ora 13:00.

KosovaPress ka siguruar email që iu është dërguar OVL-UÇK-së. Të njëjtit e vlerësojnë mënyrën e ftesës ofenduese. Ndërkohë, sipas burimeve të KP-së, ata nuk do të marrin pjesë në takimin e Këshillit Shtetëror.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026