Enver Hoxhaj takon mësimdhënës në Vushtrri: Rritja e pagave për 50% do të ndodhë gjatë vitit 2025
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Enver Hoxhaj 123
1 javë më parë
Linku u kopjua

Gjatë një takimi me mësimdhënësit në Vushtrri, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar prioritetet e PDK-së për zhvillimin e arsimit dhe rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve. 

Hoxhaj tha se PDK, në krye me Bedri Hamzën si kryeministër, që në mandatin e parë dhe në vitin e parë të qeverisjes së tij, pagat e mësimdhënësve do të rriten me 50%.

“Që në mandatin e parë, në vitin e parë, pra që nga viti 2025, do të sigurojmë rritje të pagave për mësimdhënësit me 50%”, deklaroi Hoxhaj.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e arsimit si shtyllë kryesore për të ardhmen e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare.

“Roli i shkollave tona, i arsimit fillor, i arsimit të mesëm, i shkollave profesionale, i arsimit të lartë, është roli më i rëndësishëm që mund të ketë ndonjë pjesë e shoqërisë, për ta integruar Kosovën në Bashkim Evropian në NATO dhe në OKB”, u shpreh Hoxhaj.

PDK vazhdon të theksojë se arsimi është një ndër prioritetet kryesore të programit të saj qeverisës.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025