Enver Hoxhaj në Vraniq të Suharekës: Zemra e fitores së PDK-së rreh fort këtu
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Enver Hoxhaj në Vraniq të Suharekës: Zemra e fitores së PDK-së rreh fort këtu
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi me mbështetës në Vraniq të Suharekës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj vlerësoi pjesëmarrjen dhe përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar Vraniqin si një pikë të rëndësishme të fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Vraniqi i Suharekës sonte shkëlqeu si gjithnjë – zemra e fitores rreh fort këtu, drejt 9 shkurtit të madh!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ky postim vjen në kuadër të takimeve intensive që Hoxhaj po i zhvillon në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se 9 shkurti do të shënojë një fitore historike për PDK-në.

#PDK131 #Hoxhaj4️

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025