Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe tani kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shpalosur planin konkret të partisë së tij për rikthimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
Në një video të publikuar, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë jetike të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, duke kujtuar suksesin e tij si ministër, kur Kosova siguroi 117 njohje.
“Jam shumë krenar që gjatë dy mandateve të mia si ministër i Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga një numër i madh i vendeve në gjeografi globale. Unë e kam marr Ministrinë e Punëve të Jashtme me 75 njohje dhe e kam lënë me 117. Gjatë katër viteve tëqeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë njohje të vetme,” tha Hoxhaj.
Ai deklaroi se PDK ka hartuar një plan të detajuar, i cili përfshin identifikimin e vendeve potenciale në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine që mund ta njohin Kosovën.Hoxhaj paralajmëroi gjithashtu një video të veçantë ku do të diskutojë planin për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Artikull i sponsorizuar