Enver Hoxhaj: Drenica është shpirti i UÇK-së dhe PDK-së
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
5 ditë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e Drenicës në historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke e cilësuar atë si shpirtin e UÇK-së dhe PDK-së.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj u shpreh i bindur për fitoren e PDK-së, duke thënë se ajo do të jetë garanci për ruajtjen e shtetit dhe avancimin e tij.
“Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës! Bashkë e kemi bërë shtetin, bashkë do ta ruajmë, bashkë do të fitojmë më 9 shkurt”, ka thënë ai.
Hoxhaj bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve në mbështetje të PDK-së me numrin 131 dhe kandidaturës së tij me numrin 4.
Fushata e PDK-së vijon me intensitet në të gjitha komunat e Kosovës, me mesazhe të fuqishme për zhvillim ekonomik, forcim të shtetit dhe përfaqësim të denjë politik.