Enver Hoxhaj çon në këmbë Novosellën e Pejës: Entuziazëm i jashtëzakonshëm
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
IMG_2169
5 orë më parë
Linku u kopjua

Sonte në Novosellë të Pejës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën e saj elektorale, ku ish-ministri i Jashtëm, dhe kandidati për deputet, Enver Hoxhaj, u mirëprit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetës të shumtë.

Në një tubim madhështor, Hoxhaj theksoi rolin historik të PDK-së në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“PDK-ja është parti e themeluar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Misioni i Xhavit Halitit, një bir i Novosellës, është i ngulitur në Deklaratën e Pavarësisë dhe në themelet e shtetit tonë,” tha Hoxhaj.

Duke diskutuar për ofertën politike të partisë, Hoxhaj tha se Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për kryeministër. "Bedri Hamza është dhe do të jetë Kryeministër..” u shpreh ai.

Hoxhaj gjithashtu kritikoi disa deputetë të legjislaturës aktuale, duke theksuar nevojën për përfaqësues të rinj dhe të aftë. “Kemi listën më të mirë se çdo parti tjetër. Ka pasur deputetë që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë. Ata nuk mund të përfaqësojnë qytetarët,” tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025