Nëse keni ënjtje në këmbë, kyçe dhe që nuk lidhen me një dëmtim, mund të jetë edemë. Edema shkakton edhe fryerje të fytyrës dhe duarve tuaja. Mund t'ju bëjë të ndiheni jo rehat. Madje mund të kufizojë gamën e lëvizjes në kyçet e këmbëve dhe duarve.
Edema shkaktohet nga lëngjet shtesë që grumbullohen në indet e trupit tuaj. Shumë gjëra mund të shkaktojnë akumulimin e lëngjeve, duke përfshirë:
Marrja e barnave të caktuara,
Disa probleme shëndetësore, të tilla si dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave.
Edema shkaktohet nga problemet shëndetësore, të tilla si dështimi kongjestiv i zemrës, sëmundjet e mëlçisë ose sëmundjet e veshkave, ju do të jeni në gjendje ta menaxhoni atë me tretmanin e duhur.
Tek disa persona, ënjtja vjen si pasojë e artritit. Ata duhet t`i nënshtrohen terapisë fizike për të ndërtuar dhe rritur masën muskulore, çka do të ndihmonte edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Mjeti ideal për trajtimin e edemave që ky spital special posedon është posaqërisht për ënjtje të ndryshme limfatike si:
• Lirimin dhe qarkullimin e gjakut;
• Venat me vari;
• Rritja e numrit dhe madhësisë së qelizave yndyrore;
• Relaksimin e muskujve.
Trajtimi i tillë, në baza ditore, kalon në këto procedura:
Fizioterapi
Parafinoterapi
Për tu informuar më shumë për Spitalin Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim ''Banja e Kllokotit" rreth trajtimeve që ofron kontaktoni në:
?+383/ 45 935 935