Një prej sfidave më të mëdha për gratë e punësuara në sektorin e energjisë, po thuhet se është përqindja e ulët e tyre në pozitat e ndryshme teknike e menaxheriale, si në kompani private dhe publike. E për këto probleme, MCC/MCA Kosovë, ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.
“Energji për Barazi” ka tri nën-aktivitete, prej të cilave gratë në sektorin e energjisë do të përfitojnë grante në vlerë prej 2.5 milionë dollarë, mundësi punësimi nga ana e trajnimeve dhe shpërblime. Kështu ka thënë drejtori i këtij projekti JETA, MCA Kosovë, Hamit Qeriqi.“Një prej problemeve kryesore ka qenë përqindja e ulët e tyre në sektorin e energjisë por, edhe pozita të ndryshme teknike dhe menaxheriale që mbajnë gratë, qofshin kompani private apo publike. Të njëjtën kohë do të kontribuojmë edhe me përfshirjen e grave, të cilët nuk janë aty më në tregun e punës, përmes trajnimeve të ndryshme, të bashkëngjiten në fuqinë punëtore, në sektorin e energjisë, që do të jenë të punësuara pas atyre trajnimeve apo, punën praktike që do të ofron aktiviteti “Energji për Barazi”, ka shtuar Qeriqi.
E vlera e këtyre granteve, do të ndahen sipas bizneseve.Qeriqi, ka theksuar se duhet marrë parasysh se do të kërkohet bashkëfinancim nga ndërmarrjet.
Projekti “Energji për Barazi” ka filluar në korrik të këtij viti dhe planifikohet të përfundojë me 30 prill të 2029.