Endrick, transferimi i parë për sezonin e ardhshëm tek Real Madrid
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Endrick, transferimi i parë për sezonin e ardhshëm tek Real Madrid
Klubi spanjoll Real Madrid tashmë ka përcaktuar lëvizjen e parë për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi brazilian Endrick do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të huazimit të tij te Olympique Lyonnais.
19-vjeçari është aktualisht i huazuar në klubin francez deri në fund të sezonit, por marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje. Kjo do të thotë se lojtari do të rikthehet automatikisht në “Santiago Bernabeu” dhe do të jetë pjesë e projektit të madrilenëve për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me zhvillimin e talentit brazilian dhe e shohin atë si një nga sulmuesit që mund të ketë rol të rëndësishëm në skuadër në vitet e ardhshme. Huazimi në Francë u konsiderua një hap për t’i dhënë më shumë minuta dhe përvojë në futbollin evropian.
Me këtë vendim, rikthimi i Endrick konsiderohet si transferimi i parë i konfirmuar i Real Madridit për sezonin e ardhshëm, ndërsa pritet që klubi madrilen të bëjë edhe lëvizje të tjera në merkato gjatë verës.
Ndeshjen e ardhshme Real Madrid e luan kundër Elche, më 14 mars 2026, nga ora 21:00.
KosovaPress