“Ëndërroj për një botë ku nuk ka përndjekje”, kërkohet të dëgjohet zëri i komunitetit rom e ashkali
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua
Zëri i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duhet të dëgjohet direkt, dhe të bisedohet drejtpërdrejt e me sinqeritet. Kështu u tha në në edicionin e katërt të eventit “Let’s Talk 2024”.
“Let’s Talk 2024”, është një event unik që synon të krijojë një hapësirë kuptimplotë për dialog, frymëzim dhe veprim. Ky event shërben si një platformë ku figura të shquara ndajnë histori, ide dhe përvoja për të adresuar sfidat sociale dhe për të promovuar ndryshime pozitive në komunitete dhe më gjerë.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha sesa më shumë që ndahen historitë me njëri-tjetrin, sipas tij aq më të fortë do të ‘jemi si shoqëri’.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Isak Skenderi u shpreh se historitë që do të ndahen në këtë event përballen me heshtje, që sipas tij, kanë luftuar padrejtësitë shoqërinë për shumë kohë.
“Ëndërroj për një botë ku nuk ka urrejtje as përndjekje. Historitë që ndajmë këtu sonte kanë rëndësi e përballen me heshtje që kanë luftuar padrejtësitë shoqërore për shumë kohë”, u shpreh Skenderi.
Fokus i veçantë i Let's Talk është: Fuqizimi i komuniteteve, përfshirja sociale dhe ruajtja e identitetit kulturor.