Emërllahu: Ftesa e Giresses ka qenë e pabesueshme për mua
Lexohet për: 2 min.
Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës Veriore dhe Qipros.

Sot “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampion Nacional në Hajvali para nisjes drejt Irlandës., raporton KosovaPress.

I pranishëm në këto stërvitje ishte edhe Liridon Emërllahu i cili po e përjeton për herë të parë këtë eksperincë për të cilën thotë se është ndjenjë e papërshkureshme dhe se nuk e kishte pritur ftesën nga ana e selektorit Alain Giresse.

Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mire, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

Kombëtarja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025