Elon Musk: Platforma X, dikur Twitter, mund të bëhet me pagesë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Elon Musk ka sugjeruar që të gjithë përdoruesit e X, i quajtur më parë Twitter, mund të duhet të paguajnë për aksesin në platformë.

Në një bisedë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, miliarderi tha se sistemi i pagesave ishte mënyra e vetme për të luftuar “robotët” (programe autonome në internet ose një rrjet tjetër që mund të ndërveprojnë me sistemet ose përdoruesit).

"Ne do ta bëjmë me një pagese të vogël mujore përdorimin e sistemit," tha shefi i Tesla dhe SpaceX, raporton BBC.

Është e paqartë nëse ky ishte vetëm një koment i hapur, apo një sinjal i planeve që ende nuk janë shpallur.

Musk ka thënë prej kohësh se zgjidhja e tij për të hequr qafe “robotët” dhe llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale po kërkon verifikim.

Që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar, ai është përpjekur të stimulojë përdoruesit të paguajnë për një shërbim të përmirësuar, i cili tani quhet X Premium.

Kjo është bërë duke u dhënë abonentëve me pagesë më shumë veçori, si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë.

Sidoqoftë, përdoruesit aktualisht mund të përdorin ende X falas.

X Premium aktualisht kushton 8 dollarë në muaj në SHBA. Çmimi ndryshon në varësi të vendit ku ndodhet abonuesi.

Personi më i pasur në botë tha se tani po konsideronte opsione më të lira për përdoruesit.

"Ne në fakt do të dalim me një çmim të nivelit më të ulët. Pra, ne duam që ajo të jetë vetëm një sasi e vogël parash," tha ai.

Megjithatë, një rrezik është që duke bërë X me pagese, ai mund të humbasë një pjesë të madhe të përdoruesve të tij. Kjo nga ana tjetër, mund të ulë të ardhurat nga reklamat, të cilat aktualisht përbëjnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të kompanisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024