Elmi Reçica: Bizneset do ta kenë përkrahjen që meritojnë me programin e PDK-së
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Elmi Reçica: Bizneset do ta kenë përkrahjen që meritojnë me programin e PDK-së
elmi recicaa
03/06/2026 - 12:27
Linku u kopjua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Greme, ku është diskutuar për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Reçica tha se fuqizimi i bizneseve dhe përmirësimi i klimës për investime mbeten prioritete të programit të PDK-së.

“Me bizneset e Gremes diskutuam për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Me programin e PDK-së dhe me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë përkrahjen që meritojnë”, shkruan Reçica.

Ai theksoi se përkrahja e sektorit privat është kyçe për rritjen ekonomike dhe hapjen e perspektivave të reja për qytetarët.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026