Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus në një romancë të papritur mes dhimbjeve të së kaluarës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus në një romancë të papritur mes dhimbjeve të së kaluarës
Elizabeta
29/04/2025 - 23:08
Linku u kopjua

Elizabeth Hurley dhe këngëtari amerikan Billy Ray Cyrus kanë konfirmuar lidhjen e tyre të re romantike, duke ndarë fotografi nga një vizitë në fermën e tij në Tennessee. Aktorja britanike, 59 vjeç, dhe këngëtari i hitit “Achy Breaky Heart”, 63, i befasuan fansat gjatë Pashkëve me lajmin e lidhjes së tyre, ndërsa burime për DailyMail thonë se ata janë bashkuar nga përjetimet e dhimbshme personale.

Elizabeth përjetoi dy humbje të mëdha: vetëvrasjen e ish-partnerit Steve Bing në vitin 2020 dhe vdekjen e ish-të fejuarit Shane Warne në vitin 2022. Ndërkohë, Billy Ray ka kaluar dy divorce dhe përplasje publike me fëmijët e tij, përfshirë një marrëdhënie të ftohtë me vajzën Miley Cyrus, e cila mungoi në dasmën e tij të fundit dhe nuk e përmendi në fjalimin e saj në Grammy 2024.

Çifti thuhet se është afruar pas xhirimeve të filmit “Christmas in Paradise” në 2022 dhe u rilidhën kur Hurley i qëndroi pranë gjatë ndarjes së tij të tretë. Burime afër tyre thonë se “ka një shkëndijë të fortë mes tyre” dhe se “mund të ketë martesë në të ardhmen”.

Ndërsa fëmijët e tyre ende nuk janë përfshirë zyrtarisht në këtë lidhje, Damian, djali i Hurley-t, ka krijuar raport të mirë me Billy Ray. Nga ana tjetër, marrëdhënia e këngëtarit me fëmijët e tij, veçanërisht me Miley-n, mbetet e tensionuar.

Kjo lidhje thuhet se ka qenë një “goditje” për ish-bashkëshorten e tij, Tish Cyrus, e cila dyshonte prej kohësh për një afrim mes Billy Ray dhe Elizabeth. Tish është tashmë e martuar me aktorin Dominic Purcell, ndërsa familja Cyrus mbetet e ndarë mes tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026