Eliminimi nga Liga e Kampionëve, Al-Khelaifi flet për të ardhmen e Enriques
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur për të ardhmen e Luis Enriques, pas eliminimit të klubit mbrëmë nga Liga e Kampionëve.
Mats Hummels shënoi golin e vetëm në “Parc des Princes” ku në fund Dortmundi fitoi 1:0, dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0, për të arritur finalen në “Wembley” me 1 qershor, raporton KosovaPress.
Kjo i ka shuar shpresat e kampionit francez për titull evropian për të paktën 12 muajt e ardhshëm, dhe kanë filluar të përhapen tani spekulime për të ardhmen e Luis Enriques, i cili është trajner i PSG-së që nga korriku i vitit të kaluar.
Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi u pyet nëse puna e Enriques ishte në rrezik pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, dhe përgjigja e biznesmenit nga Katari nuk ishte e mirë.
“A e ke seriozisht me këtë pyetje? Sinqerisht, a dini ose a kuptoni pak futboll. Ne jemi duke ndërtuar një projekt afatgjatë me skuadrën më të re në Evropë, e ardhmja do të jetë e mirë. Ne do të vazhdojmë”, tha Enrique.